Pesë vjet më parë, YouTube hapi programin e partneritetit me të gjithë. Kjo do të thoshte se kushdo mund të hynte në shërbim, të ngarkonte video dhe menjëherë të bënte para.
Ky model e ndihmoi YouTube të rritet si platforma më e madhe e videove, por solli gjithashtu edhe probleme.
Njerëzit po krijonin llogari që ngarkonin video të të tjerëve, ndonjëherë filma dhe materiale të produksioneve të mëdha.
Në një përpjekje për të luftuar këto, YouTube ka bërë të ditur ndryshimet për partnerët e saj. Prej sot, krijuesit nuk do të mund të aktivizojnë ‘monetization’ derisa të kenë arritur 10 mijë shikues në kanalin e tyre.
YouTube beson se kjo do u japë mundësinë të kenë informacione të mjaftueshme nëse një kanal është i besueshëm.
Por ky prag nuk është aq i lartë sa të dekurajojë krijuesit e rinj të pavarur që të regjistrohen në këtë shërbim.
Diskutime rreth kësaj post