Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar thirrjen e Bashës për të zhvilluar një protestë ditën e zgjedhjeve në Kavajë. Sipas tij, PD ka në plan një skenar dhune më 7 maj pasi është në interesin e saj.
I ftuar në emisionin “45 minuta”, Koçi u shpreh se PD e ka dëshmuar që nuk e ka problem të shkaktojë dhunë dhe viktima vetëm për të qëllimin e saj, duke risjellë në vëmendje 21 janarin.
Ai ka shkuar edhe më tej duke deklaruar se PD mund të gëzohet nëse do të kishte viktima në këtë protestë por ka theksuar se qeveria nuk do të reagojë si më 21 janar.
“Tensionimi i situatës i intereson PD dhe përpiqet ta tensionojë artificialisht me veprime me karakter antikushtetues. PD e ka dëshmuar që nuk e ka problem që të shkaktojë dhe viktima për të arritur qëllimin e tij”, tha për Report Tv Petro Koçi.
Gazetari:Mund të ndodh në Kavajë?
Ata mund të gëzoheshin edhe nëse do kishte viktima.
Koçi:Është në interesin e LSI që të jetë me PS
Ndërkohë i pyetur nga gazetari për koalicionin PS- LSI, dhe për shkëputje të mundshme të kësaj të fundit duke dalë e vetme në zgjedhje, Koçi u shpreh se ky vendim nuk është aspak në interes të Lëvizsjes Socialistë për Integrim.
Për zv. Ministrin Koçi dalja e LSI e vetme në zgjedhje do të ishte në dëmin e saj, pasi do të ndikonte negativisht në elektoratin e saj.
“Unë mendojë se rendimenti i saj më i lartë është përkrah PS. Një qasje e tillë nëse LSI del nga koalicioni do të merrej si një aksion kundër PS dhe do linte një shije të keqe tek elektorati. Një tradhti e tillë do ta bënte elektoratin jo tolerant me të. LSI ka interesin që të marrë maksimalisht nga zgjedhjet e 18 qershorit. Rendimentin më të lartë e ka duke qenë në koalicion me PS”, tha Koçi.
Diskutime rreth kësaj post