(Jemi bërë të pamëshirshëm për të vuajtur,
Të pamëshirshëm për të shkaktuar vuajtje.)
Nga Xhek London
Asnjehere nuk kisha menduar se mund te vinte nje moment si ky, qe t’ju shkruaja. Aq më teper që pas vdekjes tuaj mbi ne erdhi demokracia ! Ne, në euforine e çakerdisjen e gezimit, ashtu si dasmoret kur vjen nusja, menduam se shpetuam nga ferri juaj. Keshtu, qe me ardhjen e kesaj te uruare, kapitulli i diktatures dukej i mbyllur, i harruar, ndersa koha jote gjithnje e më shume e larget dhe absurde. Por jam gabuar ne disa gjera. Të kerkoj falje, se të kam sharrë !
Në diktaturen tende kishim frike te flisnim, na kishe futur lepurin ne bark. Mjaftonte nje flete rrufe dhe fati te rokullisej pa kthim si ylli ne renie te lire prej qiellit. Ndersa sot kemi liri fjale aq shume, sa lehim si zagaret e gjahut, por nuk na i fishkëllen njeri. Fjala eshte pa peshë, si gjethe vjeshte. Në kohen tende kishte vetem nje televizion, ja arriti te shpelante trurin tone, medoemos se nuk na le zgjedhje tjeter. Ndersa sot kemi qindra televizione e analiste, te cilet flasin e nuk thone asgje, madje duken sikur bëjnë kaçurela mbi koken e Fevziut! Kemi gazeta pafund, te gjitha plehra të së nesërmes. Kemi parti pa fund. Nje per çdo dymije banore ! Me kaq shume nuse, shtepia ka mbetur pa uje. Mendja e popullit eshte bërë si kadaif me gozhdë !
Ndoshta me siguri te kane thene te tjere para meje se karrigen ku qendrove ulur ti , e zunë te paimagjinueshmit, doktorë sherbetorë, kalamaj te rritur dhe piktore. Me mustaqe, pa mustaqe. U ulen komuniste dhe anarshiste. Qytetare dhe barinj dhish ! Me politike merret kush te mundet. Injorantet, letyrat, hajdutet, plackitesit, mashtruesit. Eh, edhe pleshtat kerkojne te kolliten! Vesi eshte shpallur princ, virtyti sherbetor. Gjithe soji i maskarenjve jane milionere me djersen e kohes tende, kur njerzit punonin si bujkrober, dhe sot ne demokraci jane te perbuzur e me gisht ne goje ! Pafat ne te dyja kohet ! Me duket sikur jetojme ne nje spital, ku askush nuk te afron sherim, madje te lene te vdesesh ! Te çmendurit jane shtuar sukseshem. Jemi te lire në burgun e malavites dhe vëllavrasjes ! Ne vend te grurit mbjellim hashash. Te pushtuar pa pushtues. Jemi bërë si ai fshati me qorra, ku më i mençuri eshte ai qe ka nje sy ! Dikur në absurdin e çmendurine paranojake te diktatures tuaj, kishte dhe arsye, sot arsyeja është varur me kokë poshte si shen Pjetri dikur nga kafshet e pazbutura. Ishim te varfer deri ne palce atehere, por nuk kishim stres brenda vetes. Kishim friken e diktatures tende, sot kemi makthin e te nesermes. Kishim nje emer dhe fytyre, sot i kemi humbur te dyja.
Do të levizin eshtrat aty ku je, kur te lexosh se u vodhen nga Banka Kombetare plot shtate million euro ! Hotel Dajtin që në kohën tende ishte ikone e kryeqytetit, e kane kthyer në magazinë jashteqitjesh ! Te dhemb shpirti kur e shikon teksa lëngon çdo dite para syve tane ! Jemi te pafuqishem, madje gati te dorezuar ! Në kohën tënde keta vjedhes do ishin varur tre herë. Ndersa sot kane fituar pafajsine me motivin vjedhje nga pakujdesia ! E di që po turfullon per çfare te shkruaj, por jo vetem ti, turfullojme dhe na ngurtesohet zemra edhe neve. Ne zemerimin tone çdo dite kruspullosemi si kermij brenda trupit dhe flasim me vete. Ah sikur te vije vetem pese minuta !
Fushat e Myzeqese qe ti i kishe aq merak, permbi te gjitha per naften e nentokes se saj, aty sot livadhisin hajdute nderkombetare ! Marrin arrin e zi, dhe ne na japin kacidhe. Shteti sot nuk peshon as sa kryetari i lagjes dikur. Kolonizatoret ndjehen mbreter te pasurive tona, ne sklleverit e koheve moderne ! Vendi me duket si nje prostitute qe mund ta shkepë kush te mundet… Ti sikur te ishe profet e ndjeje dhe ke shkruar se nafta atje eshte pafund. Koha te dha te drejte. Ne vend që të ndjeme fuqine begatuese te pasurive tona, ndjejme peshen e grabitjes. I shiten detin grekut, por nje burre erudit dhe patriot i kohes tuaj na shpetoi nga kjo tradheti ala zogiane! Grekët sikur kishin pritur vdekjen tende per këtë aferë. Grabitje kudo, mafie pa fund! Etja e makuterise i zvogelon gjerat.
Në njezet e pese vite « demokraci » jemi ende në gjendje ethesh. Malairen qe ti e zhduke prej kenetash, na eshte kthyer ne kenete politike, pra jemi te infektuar me malarie!
Jane vrare më shume se sa u vrane nen diktaturen tende te hekurt ! Sot nje adoloshent ta leshon plumbin kokes, sikur te ishte kreheri i Vasil Lacit ! E kemi djegur Shqiperine tre here, madje ne garen e gjëmeva me Kabilen e Zahirese, ne ja kaluam. Ke thene ti, nuk ka kala qe se marin komunistet… ! Gjithe pasionet kafsherore u sulen me terbim mbi pronat kombetare, vreshta, pemetore, fabrika, municione luftarake… dhe i shfareson ato siç firon nga flaket gruri i pjekur ne fushe. Djersa, mundi dhe sakrificat e kater dekadave, avulluan si rakia ne gurmazin e te dehurit. S’kish kush ti mbante per freri. Vendi ka mbetur pa zot. Populli eshte pothuajse jetim ! Shpirti i eshte nenshtruar turpit. Gjakmarja eksziston si shtet brenda shtetit. Ligji i xhungles ka gjetur token pjellore, jo vetem i madhi ha te voglin, por hame njeri tjetrin ku te mundemi, si te mundemi, ne te gjitha rrasat dhe në të gjitha kohet e foljeve. Nje kokë palarë e fillon diten me Benz Mercedes, nje i varfer e mbyll diten pa asnje kacidhe ne xhep! Te varferit e djeshem, jetojne në mizerjen e sotme. Mizerja vetë jeton ne qiell te hapur. Jeta e shqiptarit u katandis te ulet me vleren e nje qeni rrugesh. Jemi bërë te pameshirshem per te vuajtur, te pameshirshem per te shkaktuar vuajtje. Sot nuk ka internime, as debime si në diktature. Nuk eshte e nevojshme, gjysma e popullit jane njesoj te internuar dhe dëbuar si atehere.
Arsimin që ngrite në çdo fshat e katund, e dërmuan. Universitetet atehere kishin nurin e dijes se vertete, pedagoget i respektonim si orakuj. Universitetet ishin tempuj te madherishem edukues. Gjithe ato breza qe u diplomuan , me diplomat e atehereshme ja dolen te depertojne ne institucione te rendesishme shkencore te mbare botes, kane arritur deri ne majen e Harvardit, te tjere jane shefa katedrash te fizikes, matematikes, kimis, e te tjere akoma te punesuar si mjeke, inxhiniere, manaxhere, mesues apo zyrtare ne administratat shteterore te vendeve ku emigruan. Sot shumica e te rinjve ne fillim « mbarojne » shkollen e larte neper kioska, pastaj i futen të mesmes ! Diplomat blihen si nje akullore vere, ato u bënë si vertetimet e Sudes, ndersa provimet duke paguar pedagoget me euro, apo per disa edhe shperblime me hire sensuale… Tridhjete perqind e mesuesve te gjuhes shqipe nuk dine te shkruajne shqipen. Juriste kemi per gjithe planetin… Cfare të të them më shumë, ti je i zgjuar, te tjerat i mer me mend. Te rinjte preferojne llogje kafenesh, rjetet sociale, pak prej tyre i duan librat ashtu si ne në kohën e diktatit tuaj. Askush nuk lexon, te gjithë shkruajne…në facebook!
Ti elektrifikove vëndin dhe dërgove drite deri ne Vuçidol…ngrite hidrocentrale maramendes. Sot kjo industri eshte ngateruar keq, po shume ! Prej vitesh sikur te jete prone familjare e disa politikaneve, jane sulur duke vjedhur aq shume, sa Fullani duket i pafajshem ! Ti ke shkruar që çorapet i arrnoje, se ishit te varfer. Brezit tuaj ju dhimbsej malli i Shqiperise, se ishit burra e gra qe dolet nga lufta. Brezi juaj nuk eshte më, ashtu si në gjithe Evropen, ndaj dhe Evropa s’eshte më ajo e dikurshmja. Në kohen tënde keta megahajdute, qe do i kishte zili dhe Alibaba, do ishin anës tjeter te dynjase…e di vete ti. Por pertej imagjinates, megahajdutet bejne politiken dhe kuvendet! Ironi dhe sarkazem deri ne palce. Ah sikur te vije vetem pese minuta !
Vendi ka nevoje per drejtim shasie… E di që do më thuash po me pyjet çfare behet?! Kane mbetur vetem rrenjet komandant, edhe pse kishim polici pyjore dhe ministra mjedisi me shumice! Cdo vit permbyten tokat dhe qytetet, a thua se shirat kane filluar te bien vetem pas vdekjes tende ?! Por shyqyr qe ngrihen menjehere shtabe emergjence, dhe… te rruajnë bishtin !!! Larg qofte te vije mbi ne ndonjë tërmet!
Jemi pothuajse te zhgenjyer. Ikem nga dimri ramë në dimër perseri. Ndoshta geni yne nuk pershtatet, apo nuk e mirekuptohet me demokracine! Ndoshta nuk eshte faji i demokracise qe na e ben jeten te dhimbshme dhe te pasigurte, por faji i politikaneve dhe i yni bashke. Votonim atehere, dhe na thoje se votat jane plumb per armikun, votojme edhe sot, por votat tona jane plumba mbi ne. Kerkuam Evrope, gjetem lindjen e mesme,jemi lesh e li. Jane perzier brenda nesh te gjitha kontenetet dhe fetë…Ah, se mos me del nga mendja. I hapem kishat dhe xhamiat. Kryepeshkopin e kemi grek, i percëllon xhani per ne. Nolin e kemi nxjerre jashte saj, nuk na duhet ! Hoxhallaret i kemi te gjithe me gjuhe te huaja, flasin arabisht, ke lezet ti degjosh…kemi kthyer dhe ferexhete, jemi antaresuar ne lidhjen e shenjte islamike ! Tjetersohet Tirana, na tjetersohen kujtimet, kur hoxha kendon stonaturen fatale, pikerisht aty kur ne benim xhiron e madhe te bulevardit ! Burgu i jetes, liria e fesë !
Politikanet sot ta kalojne ty. Keta jane shume, po shume… te pasur, po shume fare ama ! Ja fjala vjen, vila jote shteterore ne bllok, më duket si kasollja ne muzg e Van Gogut po ta krahasosh me vilat e ketyre birbove te sotem ! Por keta ta kalojne… sepse jane te shkathet si kurvat e semaforeve. Vrasin e përcëllojnë njerez te pafajshem, ashtu si në kohen tënde.
Ah, sa na duhet nje burre shteti ! Ti shume gjera i bëre mire. Shume të tjera katran me boje. Edhe pse perpiqem te mirekuptoj rrethanat e asaj kohe, disa gjera duhet ti kishe bërë qysh në të gjalle. Sikur mos kishe vënë dore mbi njerezit vetem se mendonin ndryshe, sikur mos kishe shpikur murtajen e luftes klasore, sikur mos paragjykoje njerzit nga biografia dhe absurde te tjera pa fund, sikur te mos kishe ngritur burgje politike, sikur te mos kishe ndertuar aq shume bunkere, sikur te kishe toleruar pronen private fshatareve, sikur te kishe hapur gradualisht kufijte, do të të kerkoja pa fund, por jo vetem une, të vije përgjithmonë!
Prandaj dhe monumentin ta rrezuan. Por ska gjë, kemi ate te ish mbretit. Kemi mbreterine e grykesise dhe babezise. Keto dy demone te se keqes, do bëjnë lodren e tyre dhe lufta e partive s’do te kete fund kurre. Kemi njezet e pese vjet qe s’bejme dot shtet ! Prandaj po të shkruaj. Kemi ardhur në piken ku grabitesit, prej pandeshkimit jane shtuar aq shume. Po paguajme harraç per çdo thërime lirie e jete, aq sa çdo shqiptar më duket hero dhe martir në te njejten kohe, sikur te ishim nën diktature! Sa mire i paske ditur te metat e shqiptareve ej burre i dheut !
Sulmet e kundershtareve të tu, na ndihmuan te kuptojme dobesite, paburrerine dhe antikombetarizmin e tyre, te cilet lehin e lehin njesoj si kryetare fisesh kunder teje , per të vënë në banken e te akuzuarve ty per gjithçka ! Historia nuk ndryshket, ajo me siguri sejcilit do ti jape vendin qe meriton. Cezari do marre ate qe i takon.Kjo eshte ligjesi universale.
…Keshtu pa fat, në detin e ironise, ligesise, perçarjes, perbuzjes dhe zullumit, do sfilitemi si gjithmone prej politikaneve tanë. Kesaj radhe prej ketyre te koheve te reja, te ashtuquajtur demokrate e gjithfarellojesh! Ufff !
Publikohen fotot e kufomës së Enver Hoxhës pas zhvarrimit në vitin 1992
Diskutime rreth kësaj post