Deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta ka reaguar sot lidhur me aksionin e Policisë në Përmet ku u sekuestrua një sasi e madhe droge. Në një shënim në Facebook, deputeti Kosta shprehet se insinuatat e bërë nga zyrtarë të LSI-së janë idiote. Ai shprehet se LSI përpara se të sulmojë PS dhe Policinë e Shtetit duhet të pyesë më parë deputetin e vetë në Gjirokastër dhe në Përmet.
Shënimi i plotë në Facebook i deputetit Vladimir Kosta:
“U njoha vetëm sot me një shkrim idiot në Facebook të Dritan Kabës kundër emrit tim, lidhur me aksionin e javës së fundit të Policisë në Përmet.
Së pari, përshëndes aksionin e Policisë së Shtetit dhe uroj beteja kundër hashashit të pastroj çdo rrënjë kanabisi dhe të vendos pas hekurave çdo mbështetës të këtij aktiviteti.
Së dyti, e këshilloj “këshilltarin” e deputetëve të LSI që kur të flasë për Gjirokastrën, para së të përmend emrin tim, të konsultohet si fillim me “GANGSTERIN DON TAVO” që drejton milionat e AZHBR -së dhe të gjitha drejtoritë rajonale të qarkut Gjirokastër. Të gjithë e dinë që Tavo është deputeti fuqiplotë dhe “Pashai” i ri i Gjirokastrës, edhe Përmetit. Për të gjitha abuzimet e Tavos dhe sojit të tij do të vij dita që do japin përgjegjësi para qytetarëve.
Së treti, prej më shumë se 1 viti angazhimi im politik si deputet i PS-së nuk është më në Qarkun e Gjirokastrës, por në Tiranë. Por kujtoj, se në vitin 2013 gjatë fushatës e elektorale kam qenë në shtëpinë e kryeplakut të Pagrisë, Adriatik Zaimi, i cili mu shpreh se: “Kam kaluar me LSI-në”. E gjithë Pagria është 70 – 30 % për LSI. Të dy drejtorët e policisë Përmet që nga 2013, a deri sa u hoqën, janë kushërinj të parë, SKRAPARLINJ!
Vetëm ndonjë lloji bufi i veçantë, si Dritan Kaba që si ka thënë ndonjëherë “mirëmëngjesi” punës në jetën e tij do të flasë për sinqeritetin tim dhe bën shënime idiote në Facebook!!”.
Shënimi i Dritan Kabës në FB:
“Droga ne Permet ishte mbjellur … pa dijenine e Ladit. 12 tonet e kapur nuk kane qene mbjelle ne Shqiperi, kush ka dyshime te pyese deputetin e Permetit Lad Kosta, ky i tregon te gjitha edhe sms private, edhe dhuratat private jo me plantacionet qe duhen te prodhojne ate sasi marramendese hashashi, dmth ate qe kishte ngelur nga mungesa e eksportit. Ladi i tregon te gjitha, eshte i sinqerte.
Suksese ne jete investitoreve te hashashit!”
Diskutime rreth kësaj post