Këshilli i Qarkut të Vlorës ka votuar mes debatesh mocionin e kërkuar nga këshilltarët e të majtës për shkarkimin nga detyra të kryetarit Sadrit Danaj.
Ky i fundit, ndonëse kishte marrë mandatin si përfaqësues i Partisë Socialiste kishte dalë hapur kundër kësaj force politike dhe njihej si mbështetës i partisë së re të ish-deputetit Koço Kokëdhima.
Kërkesa për mocion mosbesimi ndaj Danajt është bërë prej kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Danaj ka insistuar të mos përfshihej në rendin e ditës kërkesa.
Pas kryerjes së procesit të votimit ku morën pjesë 16 këshilltarë, pro shkarkimit të Danajt votuan 15 këshilltarë.
Danaj ka tentuar që përmes forcës të dhunojë materialet zgjedhore por është penguar të kryejë diçka të tillë. Në vend të Danajt është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Qarkut Ervis Mocka.
Diskutime rreth kësaj post