Ministri i Punëve të Jashtme ka qenë i ftuar në televizionin “France24” ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Eve Irene. Gjatë emisionit, Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria është e gatshme të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pavarësisht protestës anti-qeveritare të opozitës.
“Vendi ynë është i gatshëm për të përparuar në drejtim të BE-së dhe të intensifikojë përpjekjet për luftën anti-korrupsion” – është shprehur ndër të tjera Bushati.
Ministri i jashtëm flet gjithashtu për ndarjet e thella që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. Për më tepër, emisionin në gjuhën angleze mund ta ndiqni më poshtë:
Diskutime rreth kësaj post