Ngjarja më e rëndësishme politike, pas çadrës së PD, është darka e fundit mes Edi Ramës dhe Ilir Metës te “Pazari i Ri”. Takimi edhe për shkak të vendit ku u zhvillua, u cilësua si një pazar i ri politik mes dy liderëve kryesorë.
Mediat serioze raportuan për dhjetëra skenarë se çfarë u vendos dhe çfarë marrëveshje u arrit. Spektakli i humorit “Al Pazar”, emri i të cilit i përshtatet më së miri Pazarit politik Shqiptar “zbulon” detaje të reja të darkës Meta-Rama.
Aktorët Agron Llakaj dhe Behar Mera kanë sjellë një këndvështrim origjinal të asaj që ndodhi në darkën e famshme. Në këto ditë, kur politika është mbushur me ultimatume, prapaskena gënjeshtra dhe sjellje karagjoze të “burrave të shtetit”, humori duket se i afrohet më shumë të vërtetës.
Për më shumë ndiqni videon. Minuta e 48:00
Diskutime rreth kësaj post