WhatsApp njësoj si Facebook Messenger. Në chat mund të kemi mundësinë të këmebjmë shuma të vogla parash. për sa i takon aplikacionit Messenger në pronësi të Mark Zuckerberg shkruan TechCrunch, po mendon seriozisht të lançojë këtë funksion si fillim në Indi në muajt e ardhshëm.
WhatsApp, sipas të dhënave, po tenton të krijojë UPI, një sistem pagese bankare i mbështetur nga qeveria indiane, që u mundëson përdoruesve të bëjnë efektive pagesat mes tyre.
Kjo gje bëhet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, vetëm falë një mesazhi të dërguar.
Bëhet fjalë për një risi që nuk është e re për Indinë, shtetin me 200 milionë përdorues në WhatsApp. Për këtë të fundit është tregu kryesor.
Në muajin shkurt Brian Action, një nga themeluesit e WhatsApp, gjatë një vizite në Indi, kishte takuar autoritetet dhe kishte pranuar që kompania po përpiqet të eksplorojë mënyra për të integruar pagesa në chat.
Në lidhje me këtë, Facebook e ka integruar këtë funksion për shkëmbimin e parave në chat messenger, që për momentin është aktiv vetëm në SHBA./
Diskutime rreth kësaj post