Deputeti socialist Taulant Balla në takimin me qytetarët ka sulmuar kreun e PD Lulzim Basha dhe aleatët e tij jashtë çadrës.
Në një postim në rrjetin social facebook ai është shprehur se Shqipëria që shqiptarët duan është e njerëzve të thjeshtë dhe jo ajo për të cilën flet çadra dhe miqtë e çadrës.
“Shqiperia qe duam eshte Shqiperia e njerezve te thjeshte, jo Shqiperia per te cilen flet çadra dhe miqte e çadres.
Ne zonen e Rrajces nuk ishte investuar asnjehere ne kanale vaditese. Fale mbeshtetjes se Qeverise Shqiptare per Bashkine Prrenjas keto dite fillojne punimet per kanalin vadites te Rrajces ose sic i thone rrajcaret “Vija e Madhe”, investim i cili kap vleren e 250 milion leke te vjetra.
Me te njejtin angazhim dhe energji, qe kemi treguar per çuarjen perpara te Reformes ne Drejtesi, ne 4 vitet e ardhshme do te luftojme per sa me shume punesim per njerezit e thjeshte.
Per te vetepunesuarit ne bujqesi do te rrisim mbeshtetjen shteterore permes Fondit Shteteror te Garancive ne Bujqesi”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post