Në 9- vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, sërish është kërkuar ndryshimi i saj.
Akti më i lartë juridik i vendit, ka mangësi dhe duhet rishikuar, thotë profesori universitar Mazllum Baraliu.
Duke e marrë shembull çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri, Baraliu, e sheh rishikimin e Kushtetutës domosdoshmëri, raporton FSK.
Profesori Riza Smaka, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, shpreh keqardhje që kjo Kushtetutë për nëntë vjet, sipas tij, u shkel shumë herë.
Ndërkohë, njëri nga hartuesit e Kushtetutës, Hajredin Kuçi, ka thënë se ndryshimet kushtetuese mund të bëhen me marrëveshje politike.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga Plani i Ahtisarit, duke u dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare në vend./koha ditore
Diskutime rreth kësaj post