59 raketa “Tomahawk” të drejtuara mbi një bazë ushtarake siriane i dhanë të kuptojnë regjimit të diktatorit Bashar Al Asad se SHBA nuk kanë ndërmend të qëndrojnë indiferente ndaj përdorimit të lëndëve kimike ndaj fëmijëve.
Presidenti Donald Trump urdhëroi personalisht mësymjen ajrore ndaj bazës prej nga nisi sulmi sirian që vrau mbi 80 vetë.
Ai e ndoqi “live” sulmin amerikan me raketa “Tomahawk” mbi Siri. Trump u mblodh me stafin e të besuarve të tij për të monitoruar situatën minutë pas minute.. Ja kush janë “stafi i luftës” i presidentit amerikan.
Duke nisur nga e majta: Zv/shefi i Shtabit të Ushtrisë, Joe Hagin, këshilltari Jared Kushner, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross, Sean Spicer, Presidenti Trump, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, shefi i strategjistëve Steve Bannon, këshilltari Stephen Miller, zyrtari i Sigurisë Kombëtare Michael Anton.
Më tej, Shefi i Shtabit Reince Priebus, këshilltari i Sigurisë Kombëtare HR McMaster, shefi i këshilltarëve ekonomikë Gary Cohn, zv/këshilltarja për Sigurinë Kombëtare, Dina Powell.
Diskutime rreth kësaj post