Partizani ka arritur që të marrë fitoren e rradhës në kampionat duke fituar në “Selman Stermasi” përbëllë skuadrës së Luftëtarit.
15-herë kampionët e vendit fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë të vetëm kryesimin e kampionatit.
Një tre pikësh i artë ky për skuadrën e drejtuar nga, Sulejman Starova, të cilët vijojnë rrugën drejt titullit kampion.
Të kuqtë arritën që të dominonin ndeshjën përgjatë gjithë 90-minutave duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.
Vendasit arritën që të kalonin shumë shpejt në avantazh që në minutën e 5-të të takimit me anë të mesfushorit, Idriz Batha që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërisht që u fitua nga sulmuesi Ekuban.
Gjërat u bënë më të lehta për Partizanin pasi në minutën e 40-të lojtari i bluzinjve, Mutumanes, ndëshkohet me kartonin e kuq duke e lënë skuadrën me 10-lojtarë.
Partizani arriti që ta shfrytëzojë mjaft mirë këtë mundësi pasi pas 3-minutash, Ekuban dyfishon rezultatin.
Pjesa e dytë e ndeshjes nuk dhuroi asnjë gol pavarsisht rasteve të krijuara nga të dyja ekipet me vendasit që largohen nga ky takim me tre pikë dhe e shohin veten në vendin e parë.
Partizani tashmë ngjitet në kuotën e 58-pikëve, tre më shumë se Kukësi që luan nesër me Vllazninë.
Sfida e rradhës për të kuqtë do të jetë ndaj Vllaznisë./ Përgatiti Fatjon Baze/
Diskutime rreth kësaj post