Nga Mero Baze
Kriza politike e Tiranës, është një pasqyrë e përmbysur e krizës maqedonase, si në përmbajtje, ashtu dhe në formë. Por ajo që ngjan tërësisht në këtë krizë, është një përpjekje e re për të mos ju bindur rregullave të lojës demokratike të ndryshimit të pushtetit dhe kalimit të saj nga një palë tek tjetra. Veprimet e Gruevskit e Ivanovit në Shkup dhe Berishës e Bashës në Tiranë, janë identike dhe në një gjatësi vale.
Kriza në Maqedoni nisi pas përpjekjeve të Perëndimit për të bashkuar faktorët pro perëndimor për të ndalur influecën ruse në Maqedoni dhe për të çmontuar rregjimin autoritar të Gruveskit. Në Shqipëri kriza nisi nga frika e opozitës se zgjedhjet e reja do të implentojnë refrmën në drejtësi dhe ata nuk do të kenë kontroll mbi procesin siç kanë tani.
Në Maqedoni, Perëndimi u përpoq të implentonte një isntitucion special, siç është Prokurori special, për të hetuar abuzimiet e qeverisë me liritë njerëzore në Maqedoni dhe persekutimin e shqiptarëve.
Në Shqipëri kriza ka nisur nga e kundërta. Qeveria ka një mbështetje të fortë perëndimore dhe ishin dy aletatët e vetëm në përpjekje për të bërë reformën në drjetësi në Shqipëri, e cila pengohej nga opozita.
Na Maqedoni, perëndimi ndihmoi në shtyrjen e zgjedhjeve, përmes një qeverie të përkohshme, për ti dhënë kohë opozitës properëndimore të organizohej bashkë me shqiptarët.
Në Shqipëri, Perëndimi dhe qveria po këmbngulin të mbahen zgjedhjet më 18 Qershor, duke respektuar Kushtetutën.
Na Maqedoni, Gruevski bëri betejë për të rifituar pushtetin dhe ishte shumë afër tij, pasi doli parti e parë, por perëndimi motivoi shqiptarët të bashkohen me opozitën.
Në Shqipëri Berisha dhe Basha po bëjnë përpjekje të marrin një aleatë të qeverisë me shpresë se mund t’ia dalin ti afrohen fitores.
Në Maqedoni, Gruevski ishte gati të firmoste me shqiptarët edhe pse e quan atë platformë antimaqedonase, për hir të pushtetit, por ai nuk ishte gati të pranonte prokrurinë special.
Në Shqipëri, Berisha dhe Basha, janë gati të bashkëpunojnë me lobin grek dhe influenca të tjera lindore në rajon, për të ardhrur në pushtet dhe për të kundërshtuar kontrollin ndërkombëtar të sistemit të drejtësisë. Njësoj si nëShkup dhe në Tiranë, armiku kryesor ëhstë drejtësia, ndërsa armiqtë etnik janë vetëm arsyetim.
Në Maqedoni, Gruevski dhe Ivanovi, po krijojnë kulturën e mos bindjes ndaj institucioneve, duke mos dekretuar Kuvendin, edhe pse zgjedhejt kanë mbaruar, duke krijuar kështu precedentin më të rënd në historinë e një shteti demokratik, që është një lloj grusht shteti I butë.
Në Shqipëri, Berisha e Basha, po ashtu po krijojnë për herë të parë kulturën e dhunimit të zgjedhjeve si institucion, duke I bojkotuar dhe duek kërcënuar mos mbajtjene tyre me dhunë.
Ky është dhe tipari më I fort që bashkon krizën shqiptare dhe atë maqedonase, kultura e shkeljes së rregullave bazale të një shteti demokratik. Atje nga ish pushteti këtu nga opozita. Atje duke u mbështetur fort nga Rusia dhe fryma lindore kundër Perëndimit, këtu me shpresë se do gjejnë aleatë rrugës, kundër Perëndimit, siç ka gjetur Gruevski. TemA
Diskutime rreth kësaj post