I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, gazetari Ilir Kulla, i njohur si afer kreut te LSI, ka treguar një detaji nga takimet e fundit që janë zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Kulla thotë se Meta, i ka kërkuar Ramës, në mënyrë që opozitë të futet në parlament, të tërhiqet nga posti i Kryeministrit.
“Merru vesh me opozitën, dhe të bëjmë një qeveri të pranuar nga të gjithë për të bërë një palë zgjedhje për të cilën do e udhëheqësh ti koalicionin.
I ka thënë tërhiqu nga pozicionet që ke tani se ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa opozitën.
Meta është 47 vjeç dhe ka 27 vjet në politikë dhe nuk është çmendur të shkojë në zgjedhje pa opozitën”, tha Ilir Kulla.
Diskutime rreth kësaj post