Kryeministrin Edi Rama e kemi parë sot të drekojë në familjen Basha në Cakrran të Fierit, nën shoqërinë e ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiakut Armando Subashi. Përveç gatimeve tradicionale të zonës së Fierit, i pari i qeverisë nuk ka nguruar të konsumojë edhe qepë të njoma e ullinj me të zotët e shtëpisë.
Dreka që u transmetua live edhe në ERTV ka kaluar me batuta e të qeshura, ku sigurisht iniciator ishte kryeministri. Por pak minuta pas tij, në rrjetet sociale janë shpërndarë foto të kryeopozitarit Lulzim Basha, që gjithashtu ka zgjedhur të drekojë nën shoqërinë e një tenori të njohur siç është Agim Hushi.
Ka qenë ky i fundit që ka postuar foto me kryedemokratin, ndërsa tavolina nuk duket aspak keq. Ata kanë zgjedhur të drekojnë me karkaleca e verë të bardhë në një nga restorantet e Tiranës. Krah tenorit, Basha shfaqet i qeshur, ndryshe nga çadra e protestës ku e dëgjojmë të mbajë fjalime çdo ditë pas orës 11:00, nga ku jo vetëm toni i zërit është më i ashpër, por edhe shprehja e fytyrës së tij.
Përplasje e ashpër mes Santianës dhe Atillës për akuzat e Drenushës
Santiana dhe Atilla kanë pasur një përplasje gjatë emisionit Big Talk. Dyshja u përballën kur ish-banorja e BBVK-së, i përmendi...
Diskutime rreth kësaj post