Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me me kundershtarin politik LUlzim Basha dhe me partnerin e tij në koalicionin qeveritar, kreun e LSI Ilir Meta, në lidhje me propozimin e tij për atë që e quajti ‘qeveri besimi’.
Teksa mbajti një fjalim para të rinjve në Apolloni të Fierit, Rama i’u drejtua atyre duke I pyetur se “kush ëhstë dakord për qeveri teknike, apo për qeveri besimi”.
Keshtu, duke zgjedhur pikerisht takimin ne Apolloni kryeministri Edi Rama ka thumbuar aleatin e tij ne qeverisje Ilir Meten, per kerkesen e tij per qeveri besimi.
Ai tha se kerkesa per shtyrje zgjedhjesh e qeveri teknike apo besimi, eshte e atyre qe nuk duan te lene te tjeret te zgjidhen.
“Zemrën nuk ia cajmë dot njëri tjetrit por kush do të shtyhen zgjedhjet të ngrejë dorën? Kush do qeveri teknike? 1,2,3, po qeveri besimi? Debati për qeveri teknike, besimi shtyrje zgjedhjesh e me rradhë, është një debat që s’ka lidhje me arsyet pse zgjedhjet duhet të realizohen dhe pse duhet votuar.
Ka lidhje jo me zgjedhësit por me ata që janë zgjedhur dhe që duan të zgjidhen e që s’duan të lënë të tjerët të zgjedhin se s’duan të zgjidhen të tjerët.
Votimi ka lidhje me Shqipërinë që duam, ku nuk ka rëndësi fare se sa mëson dhe se sa di, por ka rëndësi se si e ke mbiemrin dhe se kë njeh, unë them që duam një vend që ka rëndësi sa mëson dhe sa di, kur pavarësisht se ia vlen apo sja vlen të shkosh në universitet, të gjithë të shkojnë dhe pastaj të kenë në dorë një diplomë që ska asnjë vlerë apo duam një Shqipëri që kush sjkon në universitet merr nje diplomë me vlerë…”, tha Rama.
Teksa beri batuta edhe per Rucin, i cili nisi fjalen ne Apolloni. “Se Gramozit vitet ikin, hera e parë i ka mbetur në mendje dhe nëse herën e parë e ke gjithmonë të freskët atëherë s’ka fund”.
Deputeti i PS flet hapur në emisionin “Të PaEkspozuarit”: Aleanca me LSI shkatërron PS
Diskutime rreth kësaj post