“Armatës” së socialistëve që shfaqin qëndrime të kundërta më aleatin e tyre në qeverisje, LSI-së, i është shtuar edhe ministri Ditmir Bushati.
Nga Shkodra ai ka deklaruar se PS nuk është peng i askujt, ndërsa LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë.
“Qytetarët shprehin vullnetin e tyre çdo 4 vjet. Nuk jemi peng i askujt, PS është partia më e madhe. Për zgjidhjen e krizës, LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë me ne. Pikëpamja jonë është e bazuar në Kushtetutë”, tha Bushati.
Bushati shtoi se reforma në drejtësi është test për forcat politike. Ai foli për një përpjekje për destabilizimin e vendit, ndërsa shtoi se maxhoranca e ka axhendën e qartë.
“Ka një përpjekje për destabilitet të vendit por ne jemi të vendosur për të shkuar përpara. Ne nuk ushtrojmë trysni ndaj askujt.
E kemi axhendën zhvillimore të qartë. Duhet të përfundojmë reformën në drejtësi. Kjo reformë është një test për forcat politike.” deklaroi Bushati nga Shkodra
Diskutime rreth kësaj post