Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka reaguar ashpër sot ndaj kërkesës së LSI-së për qeveri teknike. Në një konferencë për mediat, Gjinushi thotë se pas idesë së LSI-së për qeveri besimi, fshihet një qeveri kulisash, PD-LSI.
“Nuk mund të ketë qeveri besimi, me veprime të pabesa. Qeveri teknike dhe qeveri besimi janë e njëjta gjë”,- tha Skënder Gjinushi.
Kreu i PSD ka dhënë dhe një variant sesi mund të zgjidhet kriza politike.
“Nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje me Qeverinë e Ramës, atëherë edhe Rama të gjithë të drejtën të mos hyjë në zgjedhje me një qeveri kulisash PD-LSI. Për pasojë shpërndahet Parlamenti dhe kalojmë në zgjedhje të parakohshme”,- u shpreh Gjinushi.
https://www.youtube.com/watch?v=HoFTezyBTR0&feature=em-uploademail
Diskutime rreth kësaj post