Një tragjedi sapo është raportua nga Stockholm i Suedisë. Një kamion është futur mes turmës së njerëzve, duke lënë shumë të lënduar. Këto janë raportimet e para të BBC, ndërsa sapo janë konfirmuar edhe 3 të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe dyshohet të jetë sulm terrorist. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke evakuuar zonën.
Një sulm i tillë ka ndodhur edhe disa herë të tjera, ku kamioni është futur mes turmës duke marrë shumë jetë njerëzish. I tillë ishte sulmi në Nice të Francës, ku pati me qindra viktima.
Po kështu, vetëm pak kohë më parë një kamion mori përpara disa njerëz para godinës së Parlamentit të Britanisë së Madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=w1hcliakfP0
Diskutime rreth kësaj post