Nga Arben Ahmetaj (Fjalimi në seancë)
Dua t’i bej jehonë vendimit të qeverisë për ta kthyer në ligj uljen e TVSH ne turizëm nga 20% në 6%. Të dhënat e fundit nga terreni dhe statistikat e detajuara, tregojnë se turizmi është bërë një nga kontribuesit kryesore të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri dhe për këtë arsye qeveria beson se do duhet të promovohet me një lehtësim serioz fiskal, nga 20% në 6%.
Ka pasur sot një përshëndetje nga shoqatat e biznesit dhe sipërmarrjet e turizmit për këtë premtim të mbajtur të qeverisë, të Partisë Socilaiste dhe Aleancës dhe është në vazhdën e shumë premtimeve të tjera të mbajtura, që do të japë frytet e veta drejtpërsëdrejti në rritjen e investimeve në turizëm, në formalizim dhe në rritjen e kontributit nga sektori turizmit në të ardhurat nga TVSH për shkak të formalizimit dhe investimeve.
Dua të them dy fjalë për Rilindjen. Dëgjova mikun tim të dikurshëm dhe të tanishëm Blushin të flasë për rënien e Rilindjes. Është interesante, foli pak si analist, pak si djathtas, por gjithsesi solli të njëjtin argument që sjell PD, por të përmbysur.
Pse janë në cadër ata që janë tek cadra? Janë në cadër sepse nuk e mundin dot Rilindjen me instrumentin kushtetues, me votë. Pra Rilindja qenka ngritur, nuk paska rënë. Argumenti që dhe tregon se Rilindja, edhe në mandatin tjetër, rritet.
Sic e tha dhe vetë, edhe nëse PD do futet në zgjedhje, edhe nëse PD nuk do futet në zgjedhje, gjithsesi unë, mik I dikurshëm dhe I tanishëm, po të thëm që nuk do më marre malli për Saliun, se atë mall do ma nxjerrësh ti këtu në mandatin tjetër. Unë e përshëndes kushtetueshmërinë tënde por kushtetueshmëria jote, është fakti që Rilindja është e pathyeshme me votë dhe kërkohet të rrëzohet me puc shteti. Kërkohet nga cadra t’I merret pushteti në tavolinë një partie, një aleance, Rilindjes nëse do, me argumentin se nuk na pëlqen ne Saliu. Po as ne nuk e pëlqejmë Saliun, fare! Nuk e pëlqejnë Edi Ramën si Kryeministër. Po as ne nuk e pëlqyem Saliun si Kryeministër. Madje- madje shumë nga dhe e urryen, edhe vazhdojnë madje. Argument është ky? Po pse për cfarë është qeveria, që ta pëlqejë opozita?
Teksa Rilindja është forcuar, dikush ka dalë në cadër, dikush tenton të futet në cadër, për ta goditur jo me instrumentin kushtetues të votës, por për ta goditur me instrumenta të cilat i ngjajnë banditizmit dhe grushtit të shtetit.
Hyrja juaj në zgjedhje, e bën vendin me opozitë, patjetër. Dhe kjo nuk është gjë e keqe.
Dhe po ndaj me ju edhe vendosmërinë tonë, meqe prekët 18 qershorin. Ne në 18 qershor do shkojmë ne zgjedhje! Kushtetuta nuk ndryshon nga vullneti I përkohshëm I kujtdo qoftë, në cadër, në zyra, apo në parlament.
Në 18 qershor ne do të shkojmë në zgjedhje dhe unë shpresoj të vijë edhe PD. Të vijë edhe PD në zgjedhje, që të tentojë të sjellë një ofertë politike dhe të garojë në bazë të Kushtetutës. Sa vota merr Rilindja, sa vota merr PD, sa vota marrin partitë e tjera, këtë e vendos populli dhe popullit shqiptar nuk ia mohon dot njeri këtë të drejtë, që të vejë në 18 qershor, ditën e caktuar në Kushtetutë për të votuar dhe të votojë për cilën parti do. Pastaj kush të dojë të marë pjesë, kush nuk do, të mos marrë pjesë.
Po ju them dhe tjetrën, është hequr debate ekonomik nga tryeza, ka qenë debati numër një dhe ështe krijuar pseudokriza ose ngërci ku një parti nuk do të hyjë në zgjedhje se nuk I do qejfi dhe se nuk e pelqen Kryeministrin. Precedent nuk ka.
Ta thashë dhe ta përsëris, nuk më ka pëlqyër ndonjëherë Saliu, përkundrazi përtej mos-pqëlqimit ka pasur dhe shumë ndjesi të tjera negative ndaj atij njeriu. Po nuk thamë meqë Saliu nuk na pëlqen, meqë është kryeministër, ne nuk do të hyjmë në zgjedhje; Meqë Saliu bëri Gërdecin, ne nuk do hyjmë në zgjedhje; Meqë Saliu vrau, ne nuk do hyjmë në zgjedhje; Meqë Saliu vodhi me ÇEZ-in, ne nuk do hyjmë në zgjedhje, nuk e thamë këtë.
Qenka Vettingu që ka krijuar cadrën dhe Rilindja I do të dyja. Do edhe Vettingun, edhe Kushtetutën. Edhe Vettingun, edhe zgjedhjet, se do të përballet. Dhe një parti që ka bërë këtë që ka bërë në katër vite, reforma, nuk ka frikë të përballet në asnjë cast në zgjedhje dhe të mbështesë Vettingun.
Banka Botërore u shpreh sot se Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe ekonomike dhe të punësimit në rajon. E megjithatë, prap ka zhvillim ekonomik të munguar, prap ka punësim të munguar, për shkak të drejtësisë së munguar. Prandaj është cadra dhe prandaj i vijnë vërdalle qeverisë teknike dhe datës 18.
Nuk ka as qeveri teknike dhe as shtyrje zgjedhjesh. Le të mos e pëlqejnë Edi Ramën, qoftë Saliu, qoftë Luli, qoftë kushdo tjetër. Edi Rama ka me vetë Alencën dhe 1 milionë vota dhe kur ato vota të mos e votojnë, atehërë do të ikë. Për qejfe të Lulit se nuk e përballon do sfidën, nuk ikim. Për qejfe të Lulit dhe Saliut se nuk e do Vettingun, nuk bëjmë qeveri teknike dhe nuk I shtyjmë zgjedhjet.
Ajo që ndodh tek cadra, e rëndon imazhin e Shqipërisë. Jo vetëm vonon Vettingun, por I tremb konsumatorët, I tremb investitorët, I tremb sipërmarrësit, e për këtë është e qëllimtë. 3.46% rritje nuk është shumë por eshtë shumë më shumë se cfarë ishte në 2013.
E sapo Shqipëria filln të rimekëmbet, sapo qytetarët fillojnë të marrin frymë ekonomikisht, sapo sipermarrja fillon të clirohet, sapo vendi fillon të ngrihet, të njëjtët njerëz i vënë stërkëmbëshin, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Qëllimi nuk është qeveria teknike, qëllimi është të pengohet e gjithë kjo që të rrëzohet Edi Rama se me votë nuk e rrezojnë dot. Hajdeni në 18 qershor, garoni me ne dhe po fituat, hajdeni qeverisni, po humbët, vazhdoni rrini në opozitë. Qeveri teknike dhe shtryje zgjedhjesh, nuk ka!
Diskutime rreth kësaj post