Bujana Ameti, ylli i ri shqiptar i muzikës klasike
Botës së muzikës klasike i shtohet ylli më i ri me prejardhje nga Kumanova, Bujana Ameti (foto, lartë).
Megjithëse e lindur dhe e rritur në Belgjikë, Bujana nuk nguron të mburret kudo me origjinën e saj shqiptare. Pas sukseseve të shumta në Akademinë e Arteve në Waremme të Belgjikës, ajo u zgjodh kandidate për të përfaqësuar kategorinë e të rinjëve të Belgjikës në konkursin e famshëm “Felix Godefroid”, ku dhe fitoi vendin e katërt ne botë.
Në këtë garë prestigjoze u përfaqësuan edhe vende si Kina, Rusia, Japonia, Hungaria, Italia e të tjerë. 11 vjeçarja, e cila studion prej më shumë se tre vitesh instrumentin jo dhe aq të zakonshëm të harpës, shprehet se aspiron të performojë në skena më të mëdha, pse jo, një ditë të mund të paraqitet në skenën shqiptare me një koncert recital. Nê këtë rrugëtim, që na bën krenarë të gjithëve, Lajme.al i uron artistes së re suksese të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post