Sipas tij, Levizja e Dhjetorit e vitit ’90 përmbysi një regjim pa zgjedhje për të shkuar dhe instaluar një sistem demokratik dhe me zgjedhje.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në studion e emisionit “Opinion” nëse populli mund të votojë një opozitë tjetër, Luan Rama theksoi se opozita nuk mund të klonohet, pikërisht për shkak të faktorizimit që i bën populli me votën e vet. Ai tha se opozita për të hyrë në zgjedhje, kërkon garanci që zgjedhjet do të jenë demokratike dhe në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.
Po të njëjtin qëndrim ka edhe PDIU për zgjedhjet. Deputetja e Partisë për Integrim dhe Unitet Mesila Doda, ka folur në studion e “Opinion” nga ku ka thënë se as PDIU nuk planifikon të hyjë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me opozitë të emëruar. Para disa vitesh ka qenë mazhoranca e sotme në opozitë që kërkonte garanci dhe zgjedhjet u shtynë. Vazhdoj të mendoj që pa opozitën nuk ka proces normal”, tha Mesila Doda, e cila mbetet figura emblematike e PDIU dhe një garanci për rezultate të larta të kësaj force politike.
Ditën e pardjeshme në një konferencë për shtyp kreu i LSI Meta tha se hyrja në zgjedhje pa opozitën e vendit do të çonte vendin në destabilitet dhe në një krizë akoma më të thelluar politike.
Diskutime rreth kësaj post