Të kemi një trup të shëndetshëm është shumë e rëndësishme për secilin nga ne, por një shprehje thotë që “një trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë”, ndaj duhet të kujdesemi edhe për trurin.
Të kesh shëndet mendor të fuqishëm nuk ndodh kaq shpejt. Kërkon shumë kurajo për te ruajtur një ritëm për jetën tuaj bazuar në disa rregulla kryesore. Që të gëzoni shëndet mendor të fuqishëm, ju duhet të kuptoni rëndësinë e të nisurit mirë këtë rrugë,për të funksionuar normalisht në çdo ditë te jetës suaj.
Më poshtë gjënden të renditura disa elementë të cilat tregojnë nëse gëzoni një mëndje të shëndoshë apo jo. Doni të zbuloni në cilin stad jeni? Përgjigja ndodhet më poshte…
Lidhja me miqte dhe familjen tuaj: Qëndroni gjithmonë në kontakt me shokët dhe familjen tuaj pa nxjerrë justifikime sesa të i/e zënë mund të jeni. Është e rëndësishme të ruani balancën në jetën tuaj midis punës, qejfit dhe familjes sepse ata janë njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju.
Perqafoni ndryshimet: Shumë njerëz shprehen se ata e urrejnë ndryshimin, por në fakt për të pasur një mendje të shendetëshsme duhet të pranoni shumë shpejt ndryshimet që mund të ndodhin në jetën tuaj. Njerëz të tille besojnë në vetën e tyre dhe janë të aftë për të kapërcyer sfidat e jetës së përditshme.
Të dini kur të thoni JO: Nese e dini që duhet të thoni jo ateherë thoni jo. Ju s’mund ti pëlqeni të gjithëve dhe e kundërta. Por e vërteta duhet thene gjithmone.
Mesoni nga gabimet e së kaluarës: Pas gabimeve në te kaluarën merrni përgjegjesinë për të kuptuar dhe për të mos përsëritur gabimet. Ky është një element I mendjes së shëndoshë sepse kjo mundëson zgjedhje më të mira për të ardhmen. Njerëi të tillë kuptojnë kur mund të rrëzohen dhe ringrihen sërisht nga vështirësir por ata mbijetojnë gjithmonë me besim për jetët e tyre.
Mos prisni rezultate të menjëhershme: Një mendje e shëndoshë është e durueshme dhe nuk pret rezultate të menjëhershme.Ata kuptojnë se duhet të rezervohen dhe të shohin rezultatet pas një kohë pritjeje për realizimin e prioriteteve të tyre.
Diskutime rreth kësaj post