Gazetari Andi Bushati ka lidhur me situatën politike në vend, nga darka e të dielës që zgjati deri rreth orës 01:00 pas mesnate në një restorant në Tiranë, deri tek fjala e Metës në Kryesinë e LSI-së.
Në reagimin e tij të shkurtër, Bushati shkruan mbi marrëdhënien Rama-Meta, ose siç ai e cilëson ndryshe marrëdhënien mes artistit cinik dhe peshëngritësit finok.
“Ia vlen ta shohesh nje artist te mbushur me veten, arrogant dhe cinik si Rama, te terhiqet zvarre prej me shume se nje viti nga nje peshngrites koketrashe por finok si Meta…..hajde perbaltje hajde”, shkruan Andi Bushati.
Mbrëmjen e djeshme, kryetari i LSI-së e njëherazi bashkëkreu i koalicionit Ilir Meta, i cili ndër të tjera deklaroi se “mandatet e LSI-së në qeverisje ia ofron Partisë Demokratike, në mënyrë që ata të kenë besim në zhvillimin e zgjedhjeve të 18 qershorit”.
Diskutime rreth kësaj post