Nënkryetari i LSI, Luan Rama i është përgjigjur Saimir Tahirit në një lidhje direkte në emisionin ‘Opinion’. Ai tha se deklaratat e tij që mund të fitojnë të vetëm kundër të gjithëve, mund të ishin të pranueshme në Shqipërinë e viteve para 1990, kur vendi ishte në diktaturë. Më tej Luan Rama tha se mazhoranca po përdor një retorik arrogante dhe të pa pranueshme. “Të vetëm kundër të gjithëve mund ta pranoja me shumë vështirësi në periudhën para ’90-ës, bile edhe ne 90 jo sepse edhe atëherë lindi si alternativ zgjedhja me alternativa”, është shprehur Luan Rama
Kujtojmë që pak ditë më parë, në një takim me Asamblenë Socialiste, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se PS, mund të fitoj edhe e vetme. /opinion.al
Diskutime rreth kësaj post