Policia ka zbuluar të tjerë thasë me drogë në Karaburun të Vlorës, pas gjetjes së 96 pakove të fshehura në një zonë me shkurre.
Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrollit të zonës në vijim të të njëjtin aksion antidrogë, u gjetën edhe 8 pako të tjera të madhësive të ndryshme të mbushura me kanabis sativa.
Në total bëhen 104 pako me drogë të sekuestruara. Sipas policisë, nga peshimi pesha e tyre është 1.7 ton kanabis sativa.
Kontrolli në zonë vazhdon për gjetjen dhe kapjen e trafikantëve që kishin fshehur drogës pranë bregdetit për ta trafikuar më pas në Itali.
Në këtë aksion morën pjesë Guarda Di Finanza, Policia e Vlorës, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.
Diskutime rreth kësaj post