Lideri i një grupi terrorist islamik, i cili udhëhoqi komplotin për të hedhur në erë një stacion hekurudhor në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm.
29-vjeçari Marco G. u arrestua në kohë dhe ndodhej në Gjykatën e Lartë të Dyseldorfit në momentin kur do të ndodhte komploti i cili do të kishte shkaktuar gjakderdhje në stacionin kryesor të Bonit.
Dy bashkëpunëtorët e tij janë gjithashtu në burg duke vuajtur dënimin me 9-12 vite për planifikimin e skemës së vrasjes së një politikani të ekstremit të djathtë.
Të pandehurit kanë qëndruar për 4 vjet në paraburgim në pritje të dënimit. Më 10 dhjetor 2012, një bombë u zbulua në Platformën numër 1 në stacionin e trenit në vendin që dikur ishte kryeqyteti i ish-Gjermanisë Perëndimore. Për këtë çështje janë dënuar edhe 3 persona të tjerë ku njëri prej tyre është shqiptar.
Enea Buzo, 46 vjeç sëbashku me një gjerman me inicialet Tayfun S, 27 vjeç dhe një tjetër gjermano-turk me inicialet Koray D, 28 vjeç.
Diskutime rreth kësaj post