Katër vite pas aleancës me Ilir Metën, barra për t’u shpjeguar para socialistëve duhet të jetë edhe më e madhe sesa ditën që firmosi koalicionin.
Vetëm 2 vite pas 21 Janarit ku katër të pafajshëm u vranë nga armët e Sali Berishës sepse protestonin kundër Ilir Metës, Edi Rama e gjeti LSI-në si të vetmen mundësi për të ardhur në pushtet.
I detyruar që pushtetin ta ndante me Metën, Rama është munduar gjithmonë të justifikohet se atë nuk e ka mik, por partner strategjik. Këtë përcaktim për Ilir Metën, kreu i PS nisi ta artikulonte për herë të parë në vitin 2014 dhe deri dje.
Madje duke u shpjeguar para socialistëve pa e pyetur njeri, kryeministri e ka bërë të ditur kohët e fundit se edhe pse baza socialiste nuk e do LSI-në pasi është abuzive me pushtetin, ajo duhet sepse ka rëndësi strategjike ky partneritet.
Sot Edi Rama ka detyrë morale të sqarojë se ku e ka partnerin që kishin lidhur besën për të mirën e vendit. Kreu i PS duhet medoemos t’u pastrojë socialistëve hirin që u hodhi syve 4 vite me radhë. Ilir Meta po paraqitet orët e fundit si njeriu që e sakrifikon pushtetin në emër të stabilitetit.
Ndërsa Rama, si politikani që për të mos humbur pushtetin dhe partnerin strategjik që mezi e ka, është gati të vijojë tradhtinë ndaj bazës së PS duke pranuar dialogje e skenarë zgjedhjesh. /lajme.al
Diskutime rreth kësaj post