LSI kërkon nga PS që të lërë pushtetin. Kjo gjë është pohuar nga deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila edhe pse në një moshë fare të re, është njëkohësisht edhe nënkryetare e LSI-së, pra zëvendësja e Ilir Metës.
“Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët. Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është radha që secili të heqë dorë nga diçka! Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”, shkruan Mehmetaj.
Diskutime rreth kësaj post