Në postimin e tij si përgjigje për kërkesën e Ilir Metës për qeveri besimi, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe disa komentuesve.
Këta të fundit e kanë thumbuar për qendrimet e Ilir Metës.
Replikat:
Qytetari: E shkruajte vetë këtë apo ta shkruajti Fuga? Se deri dje hyje ne zgjedhje pa opoziten ti zotrrote, sot qenke gdhirë i gatshëm per dialog.
Rama: Genti, une kam shkruar shqip dhe s’kam une faj qe ti e lexon shqup
Qytetari: Kryeminister. Me duket se ke filluar po behesh politikan karriere .Se te jet per popullin te gjithe e dine qe dialogu per te permirsuar jeten tone behet ne Parlament, as ne restorant dhe as te cadra. Keshtu qe qendroi atyre qe ke then mos e dridh si “Likja”. Lere PD te cadra se dhe atje e ka shume dhe vazhdo puno per hallet e popullit dhe jo per hallet e Saliut.
Rama: Eri Al, ma ler mua te mbaj hallet e popullit ne kurriz se e kam per detyre, ti lexoje prape cfare kam shkruar dhe do te kuptosh qe s’ka as dridhje as dredhje, po zgjedhje ne 18 qershor.
Diskutime rreth kësaj post