Kryeministri Edi Rama i është drejtuar fshatit të Baldushkut ku ka takuar një familje fermerësh të cilët kanë investuar në bujqësi.
Në bashkëbisedim me ta, Kryeministri Rama ka vënë në dukje se dikur fermerët kur luftonin për bukën e ditës nuk ankoheshin, ndërsa tani, ku sipas kryeministrit shumëçka është përmirësuar falë qeverisë, edhe ankimet janë rritur.
Rama: Ka një gjë që duhet me e pranu, duhet ta pranoni dhe ju që duke u rrit e duke u rrit hapet oreksi. Shtohen vështirësitë, por sa më shumë rritesh edhe aq më shumë ankohesh. Se kur keni qenë kshu hajde sot sa për nesër nuk jeni ankuar kaq shumë.
Fermeri: Nëse e do popullin me vete, kjo do të çosh sytë nga bujqësia, jo të dyja sytë, por çerek syri sikur.
Rama: Faktet janë fakte, të gjithë këto që thua janë, por ama rezultati ja ku është, sepse nuk kemi nejt në kafe me numëru faktet. Kostot, se ky është problemi kryesor, kostot që t’i përmen janë të papërballueshme për buxhetin e shtetit nëse ai do të përdoret për tu ndarë thërrime për thërrime. Ama nëse krijohen kushte për të krijuar njësi më të mëdha, atëherë është e mundur.
Por nga ana tjetër, jo pak komentues në rrjetin social kanë vënë në dukje se daljet live në facebook të kryeministrit janë formalizuar nën logon ERTV, pra Edi Rama Televizion. Disa komentues në rrjet e kanë shpotitur kryeministrin, duke e krahasuar me Enver Hoxhën ose duke e quajtur si pronar televizioni.
Diskutime rreth kësaj post