Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kreut të Kuvendit Ilir Meta për “qeverinë e besimit” si të vetmën zgjidhje për krizën.
Berisha me anë të një postimi në Facebokk i ka bërë thirrje kryeministrit Rama t’i përgjigjet thirrjeve të opozitës por edhe të aleatit në qeverisje të tij e mos të bllokojë por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit.
Postimi i plotë në Facebook
Rama si një personazh i Remarkut!
Të dashur miq, ndaj kërkesës së kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog pa kushte, Rama përdor si mburojë kushtet. Për Edvinin, libri themelor i shtetit një herë quhet Kushtetutë e herën tjetër prostitutë!
Kështu, në vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen, dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin, e cila në Tirane dhe 70% të vendit lëshohej nga bashkitë socialiste, ajo nuk ishte Kushtetutë por ishte thjesht prostitutë!
Kurse tani që Rama ka mbushur vendin me drogë, banda, krim dhe që opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve per te patur zgjedhje te lira, Rama mbron karrigen e tij duke thënë se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur Kushtetuta lejon mbushjen e vendit me droge dhe krim, te lidhur direkt me Edvinin.
Kesaj i thonë: karrigia e para! Ne veprat e Remarkut eshte nje personazh ne nje spital psiqiatrik, i cili per shkak te semundjes ne varesi nga hena nderronte emrin kur i shkonte e dashura per vizite, njehere e priste si Albert e heren tjeter si Robert!
Me kete rast i bej thirrje Edi Rames te heqe çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve te opozitës por edhe te aleatit ne qeverisje te tij, mos te bllokoje por te nise menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës se rende te vendit! Sb.
Diskutime rreth kësaj post