Botuesi Henri Çili ka komentuar deklaratën e kreut të LSI, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme pas mbeldhjes së Kryesisë. Meta tha se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën.
Për Çilin kjo tregon se nuk ka më koalicion PS-LSI. Në emisionin “Dritare me Rudinën”, Çili ka nisur një moment i ri politik për Shqipërinë, që tregon se PS dhe LSI nuk mund të futen bashkë në zgjedhje.
“Vendimi i Metës ishte një vendim i pritshëm dhe i logjikshëm. Koalicioni nuk është më. Ka nisur një moment i ri politik për Shqipërinë që tregon se PS dhe LSI nuk do të futen bashkë në zgjedhje. Kemi një realitet të ri. Në mënyrë logjike LSI dhe Meta nuk mund t’i realizojnë objektivat e tyre me Ramën, pasi duan të njëjtën gjë. Nëse do të ishin në ekuilibër nuk do të kishte kaq shumë konflikte. Por kjo tregon se nuk ka ekuilibër. Meta po i kërkon Bashës postin e kryeministrit”, tha Çili.
Diskutime rreth kësaj post