Kryetari i LSI, Ilir Meta tha se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së LSI, Meta tha forca e tij politike është gati të vërë në dispozicion të gjatha mandatet.
Meta: Situata në politikë është tejet e tensionuar. Reforma në drejtësi dhe reofmra zgjedhore janë të bllokuar, ndërkohë konstatojmë një rënie të besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet. Retorika politike, agresive po dominon zhvillimet dhe sjelljen politike. Në këto kushte është imperative dialogu urjgent dhe zgjidhja politike. Çdo vonëse e çon vendin në drejtime të panjohura, të pakontrolluara dhe me pasoja. Vlerësojmë së Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfiktuale. Vlerësojmë iniciativën e Idrizit si një përpjekje konkrete për dialog dhe për zgjidhjen e krizës. LSI vlerëson se vendi ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri te besimit për zgjedhje të gjithëpranuara e cila do të garantojë mospërshirjen e administratës së shtetit në zgjedhje, vecanërisht e policisë së shtetit, garantimin e një lufte të ashpër ndaj fenomenit të drogës dhe çdo përpjekje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve si dhe garantimin transparent të procesit të dekrimiamlizmit.
Meta: LSI vë në dispozicion të zgjidhjes së krizës mandatet politike
Meta: Realizimi i reformës zgjedhore është një kusht dhe një detyrim i papërmbushur si një garabnci për realizimin e zgjedhjeve me standard dhe me kushte të barabarta për të gjitha partitë. LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike në vend të gjitha mandatet e saj politike, që nga mandati i kryetarit të kuvendit, mandatet e ministrave si dhe të gjitha postet politike të përfaqësimit të saj.
Meta: LSI e hapur për koalicion me PS, por jo nëse nuk i jep garanci opozitës
Meta: Lidhur me çështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhme politike për koalicionin me Partinë Socialiste bazuar mbi arritjet e deritanishme të koalicionit aktual, por edhe të reflektimit real mbi mënyrat e funksionimit të këtij koalicioni. Nëse lidershipi i Partisë Socialiste nuk do të garantojë vullnet maksimal dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme. LSI është e qartë që midis të majtës dhe të djathtës zgjedh të majtën, midis zgjedhjeve demokratike dhe farsës elektorale, zgjedh zgjedhjet demokratike.
Çfarë është qeveri e besimit?
Meta: Qeveri e besimit mund të jetë edhe kjo siç është, që jep garancitë e duhura për të realizuar ato objektiva që përmenda, që administrata publike të mos jetë në presion për të blerë dhe mbledhur vota në mënyrë jo demokratike, që policia e shtetit të jetë asnjanëse dhe jo vetëm, por të jetë e angazhuar fuqishëm në luftën kundër drogës. Ne si LSI vëmë në dispozicion të gjitha mandatet tona, mandatet e ministrave tanë, mandatin e kryetarit të Kuvendit për një zgjidhje politike. Kjo nuk do të thotë se kemi një formulë të paracaktuar, por kemi vullnet për të reflektuar sa më shpejt përpara se të na fusin në një krizë më të thellë dhe më të pa menaxhueshme se sa tani.
Diskutime rreth kësaj post