Shqipëria dhe Mali i Zi do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët qeveria në muajin tetor. Lajmin e beri të ditur, qeveria e Malit të Zi në një postim ne rrjetet sociale.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, kryeministri Rama është pritur në një takim nga homologu malazez, Dushko Markoviç.
Në një konferencë për mediat dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ranë dakord për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të dy kabineteve qeveritare gjatë muajit tetor.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira. Ne i përkasim vendeve me liri demokratike” , tha Rama.
Markoviç dhe Rama u shprehën më tej se “Nuk ka çështje të hapura midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ne do të mbajë një seancë të përbashkët të të dy kabineteve qeveritare në Tetor”.
Diskutime rreth kësaj post