Ndërron jetë kantautori i njohur, Françes Radi në moshën 68-vjeçare. Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në spital si pasojë e një hemorragjie cerebrale.
Por edhe me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar këngëtarin e famshëm ai mesaduket e ka humbur betejën me vdekjen.
Kantautori Radi ishte bashkëshorti i gazetares së mirënjohur të TVSH-së, Tefta Radi dhe vëllai i aktorit të ndjerë Ferdinand Radi.
Zëri i tij i veçantë i krahasuar me atë të Adriano Çelentanos, do ti mungojë tashmë skenës shqiptare. “Mapo.al” i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Françesk Radi.
Diskutime rreth kësaj post