Ligji “Për dekriminalizimin” e politikës dhe administratës shtetërore vazhdon të japë efektet e veta.
Gazeta “Panorama” ka mësuar se Prokuroria ka në hetim rreth 400 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të dyshuar se kanë fshehur dënimet në formularin e dekriminalizimit.
Për periudhën janar-shkurt 2017 janë marrë vendime për 327 subjekte vetëdeklaruese.
“Nga këto, për 225 raste është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet në vitin 2016, dhe për 102 raste, përfundimet e rezultateve janë mbyllur në periudhën janar-shkurt 2017. Për 323 subjekte, vijojnë ende në proces verifikimi dhe janë brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në vendimin nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë”, bën me dije Prokuroria.
Sipas saj, një numër i konsiderueshëm rastesh janë nisur të verifikohen e të hetohen gjatë muajit mars 2017, duke e çuar numrin e përgjithshëm të zyrtarëve në hetim në rreth 400.
Referuar periudhës janar-shkurt 2017, sipas Prokurorisë, 327 rastet e zyrtarëve të përcjella për verifikim nga institucione të ndryshme, bëjnë fjalë për persona që janë në nivele të ndryshme të administratës.
“Për rastet në të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit, janë të kategorizuar sipas nivelit hierarkik si më poshtë: Nëpunës të nivelit ekzekutiv, 133 subjekte; (104 në vitin 2016 dhe 29 në vitin 2017), nëpunës të nivelit të mesëm drejtues, 86 subjekte; 60 në 2016, 26 subjekte në periudhën (janar shkurt) 2017, nëpunës të nivelit drejtues, 98 subjekte; 69 subjekte në vitin 2016, 29 subjekte në periudhën (janar shkurt) 2017, zyrtarë të lartë, 10 subjekte”.
Diskutime rreth kësaj post