Shenjat kafe në fytyrë dhe pikat e zeza janë një problem i vazhdueshëm i femrave, sa duket sikur kthehet në një mankth. Nëse keni kohë, mund të realizoni në kohë reale një maskë të thjeshtë dhe me pak produkte, të cilat i keni në shtëpi. Maska realizohet me kivi, vaj ulliri dhe sheqer.
Për këtë na duhet:
-1 kivi
-1 luge gjelle vaj ulliri
-2 luge gjelle sheqer
Perzjeni bashkë sheqerin dhe vajin e ullirit dhe më pas shtojini tulin e kivit. Aplikoni në fytyrë sa mase keni nevojë, gjthmonë duke e masazhuar lekurën lehtësisht. Këtë maskë bejeni dy herë në javë, për të marrë rezultatin e dëshiruar. Pjesën e mbetur ruajeni në frigorifer.
Diskutime rreth kësaj post