Oerd Bylykbashi, deputeti i Partisë Demokratike ka komentuar me tone ironie darkën e Kryeministrit Rama me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Ata u takuan mbrëmë pas mesnate për të diskutuar rreth avantazheve dhe disavantazheve të koalicionit ku ende nuk bëhet i ditur lajmi i shumëpritur.
Bylykbashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregon historinë e një burri dhe dy shitësve të peshkut, ku shkruan se “peshku qelbet nga koka’’.
Deputeti demokrat ka lënë të kuptohet se “i gjati’’ dhe “i shkurtri’’ merren vesh mirë me njëri-tjetrin, pasi i lidh tregtia e peshkut.
“Osht qelb ka hone!
Te markat e peshkut ishin dy tipa, njëri i gjatë dhe tjetri i shkurtër që po shisnin peshk me tezgë. Afrohet një burrë i vjetër dhe i pyet:
-I freskët është ky peshku, mer çuna?
-Pooo, shumë i freskët, sapo është kap,- i thonë këta të dy.
-A ta shoh pak ? – pyet i moshuari dhe mori një peshk, e pa me kujdes, i mori erë tek bishti dhe rrudhi fytyrën.
Tipi i gjatë nuk e mbajti gjuhën dhe i tha:
-Eh mer xhaje, s’merrke erë fare nga peshku! Si të mbaka plaka te shpia?!
Po pse re, te bishti shihet peshku a është i freskët apo jo?! Te koka re, aty qelbet peshku, po ku merr vesh ti! Leje plakën t’boj pazar më mirë.
I moshuar e pa njëherë nga poshtë lart, se helbete ishte zullup i gjatë, i hodhi një sy, dhe shokut të tij të shkurtër e ia priti:
-Të keqen xhaja qeke hazer xhevap. Ke të drejtë, peshku qelbet nga koka, po më ka mësu baba se kur mban erë bishti, koka osht qelb ka hone (me kohë). Ky mbaka erë mer xhaje e të qelbka qysh n’bisht.
I gjati ngeli si pemë, kurse i shkurtri qeshi pak por e mbylli gojën se bashkë po e shisnin peshkun,” shkruan Bylykbashi në FB.
Diskutime rreth kësaj post