Darka Rama-Meta po vazhdon në një prej restoranteve te Pazari i Ri në kryeqytet. Burime të Lapsi.al nga jashtë restorantit thonë se një prej rojeve ka hyrë në restorant me dy shishe vere në dorë. Nuk dihet çfarë lloji është dhe sa kushton.
I pranishëm në darkë është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndoshta Rama dhe Meta do të mbyllin sonte pazarin e tyre për koalicionin zgjedhor dhe si për ironi të fatit apo për zgjedhjen e tyre, pazari po mbyllet te Pazari i Ri.
Por, ndoshta në këtë rast është mirë që dy “vellezërve armiq” të së majtës, t’i kujtojmë shprehjen popullore “mos bëj pazar kur ke alkol para.
Diskutime rreth kësaj post