Identifikohet 35-vjeçari shqiptar i cili u vra sot në Athinë. Ai është identifikuar si Ilia Qerim Kulli, nga qyteti i Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në Menidhi të Athinës, ku shqiptari është goditur me dy plumba në kokë dhe në kraharor.
Sipas dëshmitareve, ai ndodhej në makinën e tij kur u qëllua.
Edhe pse i plagosur rëndë, ai e ka ngarë makinën për rreth 800 metra dhe pastaj është përplasur para një kafeterie, ku Kulli ishte klient i rregullt.
Pronari i lokalit e ka marrë me makinën e vet dhe e ka çuar në spital, ku u konstatua se kishte vdekur. Sipas dëshmitarëve, agresoret ishin dy persona me motor.
Sipas policisë, ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi 35-vjeçari ishte i skeduar për trafik droge, raporton Ora News.
Por, fqinjët kanë deklaruar në polici se Kulli merrej me shitblerje makinash të përdorura dhe se nuk ishte aspak tip problematik.
Ngjarja e sotme tronditi opinionin publik në Athinë.
Diskutime rreth kësaj post