Garancitë që nga Kremlini i ka sjellë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç se ”Serbia mund të llogarisë në ndihmën politike dhe ushtarake të Rusisë në rast të turbullirave të reja në Ballkan, është mesazh i qartë për fqinjët se në rast të bartjes së krizës në territorin e Serbisë, do të kenë përgjigje adekuate dhe aleatin e fuqishëm me Serbinë”, transmeton Koha.net.
Sipas asaj që shkuan portali serb “blic”, mesazhi i kryetarit rus Vladimir Putin ka ardhur në momentin kritik, në kohën e paralajmërimeve se Kosova do të formojë ushtrinë,ngjarjeve dramatike në Maqedoni dhe krizës institucionale në Bosnjë e Hercegovinë.
Nga ana tjetër, me pakon ushtarake të Moskës, në të cilën gjenden gjashtë Migë 29, 30 tanke T-72 dhe po kaq automjete të luftës BRD-M2, armata serbe praktikisht do të bëhet më e pajisura në rajon dhe do të mund ta mbrojë territorin dhe popullin e vet.
Portali serb, shkruan se Putin Serbisë i ka ofruar edhe mundësinë e dërgimit raketave për mbrojtje kundërajrore “buk” ose “tunguska”, e në rast të krizës së sigurisë në rajon edhe sistemin raketor S-300.
Diskutime rreth kësaj post