Këtë jave do keni një bashkëpunim për t’u adhuruar me partnerin tuaj. Se bashku do kaloni edhe problemet me te vështira dhe nuk do keni me pengje për te shkuarën. Gjithsecili do e stimuloje tjetrin dhe çdo moment do jete i bukur. Beqaret do realizojnë disa takime interesante gjate gjithë javës dhe ato me te zakonshëm do shndërrohen ne diçka me te madhe. Financat do lulëzojnë ne çdo moment. Do keni mjaftueshëm te ardhura sa për te bere çdo investim te menduar. Gjendja shëndetësore nuk do ketë asnjë lloj problemi apo shqetësimi, përkundrazi do jeni me ne forme. Ne pune asgjë nuk ka për te qene e pamundur për ju dhe nuk do keni frike te guxoni edhe terrene te panjohura. Familja normale.
Ndjenjat për partnerin nuk kane qene kurrë me pare aq te thella dhe pasionante si këtë jave. Do e shfrytëzoni ne maksimum çdo çast pranë atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse për ta do ketë shume gjera me te rëndësishme se ajo. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund te dale jashtë kontrollit. Mos jepni as para hua. Shëndeti fizik do jete i mire, ndërsa ai moral do lere për te dëshiruar. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet qe te arrini me shume se koleget tuaj. Do lodheni pak, por do arrini atje ku doni. Jeta familjare do ketë nevoje për me shume mbështetje.
Marrëdhënia ne çift nuk ka për te qene shume e mire këtë jave. Për shume gjera do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do bini dakord me te. Dita me e nxehte do jete e enjtja, prandaj bëni kujdes. Beqaret do kenë një periudhe shume te mërzitshme. Jo vetëm qe nuk do e gjejnë dashurinë, por nuk do kalojnë as shume kohe me miqtë e ngushte sepse ata do kenë angazhime te tjera. Ne planin financiar fati do jete me ju dhe gjendja do jete me e mire se kurrë me pare. Shëndeti do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Ne pune gjendja do jete goxha me e qëndrueshme nga me pare. Do jeni me te matur e me te kujdesshëm me çdo hap. Ne familje do ndodhin gjera te bukura qe do ju mbushin me gëzim.
Mos u tregoni impulsive këtë jave juve qe jeni ne një lidhje sepse do bëni gabime te mëdha për te cilat do pendoheni pa mase. Për te kënaqur veten apo tjetrin nuk duhet kurrë te bëni gjera perverse. Beqaret do këmbëngulin fort për ta joshur atë qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit me shpejt nga sa e kishin menduar. Ne planin financiar do kaloni dite te vështira, por pas te mërkurës do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet. Familjaret do jene mbështetje e madhe. Shëndeti nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Stresi dhe lodhja mund te sjellin here pas here edhe shqetësime. Ne pune do jeni këmbëngulës, te vendosur dhe me besim tek vetja, prandaj do ja dilni mbanë. Jeta familjare do jete harmonike.
Këtë jave nuk priten probleme apo mosmarrëveshje mes jush dhe atij qe keni ne krah. Ne pjesën me te madhe te kohës do jeni ne te njëjtën mendje. Beqaret do kenë shume flirte, por mundësitë për lidhje serioze nuk kane për te qene te mëdha. Beni durim edhe për pak kohe. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te reflektoni disa here para se te hidhni hapa te mëdha e te investoni shuma te konsiderueshme. Për shëndet me te mire bëni kujdes me yndyrnat, pikantet dhe kafen. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atë qe dëshironi. Neptuni dhe Urani do iu japin mbështetjen qe keni ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete disi e tensionuar.
Gjate kësaj jave do ketë ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Përgatituni për momente pozitive, por edhe për momente te tilla kur do ju ngrije gjaku. Çfarëdo qe te ndodhe ju do e përballoni me sukses dhe fundjava ka për te qene me e mire. Beqaret nuk do e durojnë dot vetminë dhe do përfitojnë nga çdo moment i lire për te dale e për te njohur sa me shume persona. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sepse çdo gabim i vogël mund t’iu sjelle probleme goxha te mëdha me vone. Shëndeti do jete i mire dhe ju do keni gjithë energjinë e nevojshme. Ne pune duhet t’i besoni me tepër instinktit te pare sepse ai ka për t’iu çuar ne rrugën e duhur. Jeta familjare do mbetet e paqëndrueshme.
Lidhja juaj do karakterizohet nga sinqeriteti dhe korrektësia gjate kësaj jave. Do jeni edhe me shprehës nga me pare dhe nuk do keni asnjë lloj probleme me partnerin tuaj. Ne fundjave do përjetoni emocione edhe me te mëdha. Beqaret me ne fund do kenë edhe dashuri me shikim te pare dhe do fillojnë një lidhje te jashtëzakonshme e cila do i beje te harrojnë përfundimisht te shkuarën e hidhur. Gjendja e financave do jete e jashtëzakonshme aq sa do hiqni edhe para mënjanë. Për shëndetin duhet te kujdeseni pak me tepër ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet me shume. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado i vogël qofte. Ne pune nuk duhet t’i refuzoni ftesat qe do iu bëhen pasi vetëm ashtu do mund te arrini suksesin qe keni ëndërruar gjithmonë. Me familjaret do merreni vesh për mrekulli.
Neptuni dhe Urani do bëhen bashka këtë jave dhe do ju mundësojnë një jete sentimentale si neper ëndrra. Nuk do ketë dite qe ju te mos keni surpriza te këndshme nga ai qe dashuroni. Beqaret do e kenë shume te vështirë qe ta joshin personin e përshtatshëm dhe ka mundësi qe deri ne mes te javës te mbeten me statusin qe kane. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme për produkte bukurie dhe përkujdesi gjendja mund te destabilizohet. Me shëndetin duhet pasur kujdes ne maksimum sidomos nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Ne pune edhe pse do hasni here pas here vështirësi, ne fund do arrini atje ku doni. Jeta familjare nuk do jete e qëndrueshme.
Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj jave për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni shume me te logjikshëm nga me pare dhe do dini si ta mbani pas vetes atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe nuk e presin, por ato do ua bëjnë jetën akoma me te bukur nga sa e kishin ëndërruar. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me goxha vështirësi. Nëse nuk jeni te logjikshëm mund te mos arrini as te kryeni shpenzimet me te nevojshme. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime e probleme. Ju mundohuni te ushqeheni mire dhe te mos e teproni me asgjë sepse aq do keni ne dore. Ne pune ka për te qene një periudhe normale, e mbushur si me sfida e vështirësi, po aq edhe me arritje e gëzim.
Jeta juaj ne çift nuk do jete për asnjë moment e tensionuar këtë jave. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime, prandaj gjithçka ka për te qene me e thjeshte. Mbrëmjet do jene romantike dhe drithëruese. Beqaret do ndihen si te bllokuar dhe nuk do mund t;i shprehin dot ndjenjat edhe kur te gjenden përballë atyre qe pëlqejnë. Për financat ka për te qene një dite e qete dhe pa asnjë lloj tronditjeje. Shëndeti here pas here mund te jete delikat, por ne tërësi do ndiheni ne forme dhe energjike. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune do dini si te veproni ne çdo lloj situate dhe do ketë vetëm sukses e arritje. Me familjaret do merreni vesh për mrekulli.
Jave mjaft e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni njëherë e mire te gjithë problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret as qe do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi ne mendjen e tyre kane te tjera impenjime. Ne planin financiar situata do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Nuk duhet te përfitoni nga kjo e te rritni shpenzimet sepse do keni serish probleme. Ne planin shëndetësor nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Do jeni energjike. Ne pune do jene më me fat shkrimtaret dhe gazetaret. Do realizoni projekte te mëdha. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.
Planetët do ju ndihmojnë gjate gjithë kohës qe te keni një jave sa me te bukur juve qe jeni ne një lidhje. Ditën e marte dhe te mërkurë do keni edhe disa surpriza mjaft te këndshme. Beqaret vërtet do kenë takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për te hedhur ndonjë hap me tej. Ne planin financiar duhet te merrni masa me strikte dhe te përkujdeseni për çdo hap qe do hidhni. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangni problemet. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni here pas here shqetësime nga barku dhe nga këmbët. Ne pune me ne fund problemet qe keni pasur do marrin fund njëherë e mire dhe mund te nënshkruani edhe kontrata me kompani te huaja. Familja e kënaqshme.
Diskutime rreth kësaj post