Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia kufitare shqiptare, pasi janë kapur duke lundruar ilegalisht në ujërat tona territoriale. Materialet në ngarkim të S.P, 40 vjeç, dhe N.P,63 vjeç, të dy banues në Korfuz i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Sipas të dhënave nga policia e Sarandës, këta dy këta shtetas grekë, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare me mjetin e tyre skaf “Thallasa”.
Dyshohet se ata janë kapur në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale shqiptare.
Do të jenë hetimet dhe marrja në pyetje e dy shtetasve grekë, ato çka do të hedhin më shumë dritë mbi rastin.
Diskutime rreth kësaj post