Te tregu i “Pazarit të Ri” duket se po bëhet pazari i ri politik mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Darka e parë në Gjirin e Lalëzit, ku u mor vendimi për një koalicion mes Edi Ramës dhe Ilir Metës u pagëzua si “Darka e ngjalave”. Shkak u bë ftesa publike që Meta bëri atëherë për Edi Ramën, ku ai përmendi gatimin me ngjala. Realisht në darkën e negociuar nga Nard Koka nuk u konsumua ngjala.
Më shumë se 4 vite më pas, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zgjedhur të takohen tek Markata e Peshkut, një restorant me gatime deti. Të dy kanë lënë të hapur mundësinë për të mos dalë në një koalicion në zgjedhje. Gjithçka do të varet nga negociatat, ose më saktë nga kërkesa dhe oferta që shtrohen në tavolinë. Përpara kanë shumë vendime për të marrë dhe zgjedhja e një restoranti me gatime peshku, duket se është ndikuar nga një sens supersticioni.
Ende nuk ka detaje nga takimi, por si cdo gje tjeter në Shqipëri, vendimet më serioze të shtetit merren jo në zyra dhe institucione, por në darka…
Deri tani dihet se për katër orë dy politikanët më të pushtetshëm të vendit kanë porositur meny peshku dhe kanë konusumuar verë të rrallë, e cila nuk gjendej në restorant, por e kanë sjellë shoqëruesit e Kryeministrit.
Takimi zgjati 4 orë. Rreth orës 01:00 Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit janë përshëndetur dhe janë larguar nga restoranti.
Diskutime rreth kësaj post