Në një postim, me më pak se 140 karaktere gjithsej, ai mendon se mund të ‘përmbysë’ tërësisht një deklaratë të Policisë rreth masave drastike të ndërmarra sot ndaj disa efektivëve blu të komisariatit të Kurbinit, të cilët janë proceduar për mospërmbushje detyre.
Por, sipas twiterit të Manjanit, masat e marra nga policia qenkan “konfirmim zyrtar” i pranisë së “kultivuesve dhe trafikantëve në radhët e saj”.
Pra, sipas Manjanit, policët e përjashtuar, shkarkuar, apo proceduar, qenkan marrë me “kultivim dhe trafikim hashashi”, ndërkohë që sipas deklaratës dhe fakteve të njohura, bëhet fjalë për një sasi bimësh të sapombjella në një majë mali ku mund të ngjiten vetëm dhitë e egra.
Manjani ka “aftësinë” e rrallë që këtë ngjarje, nga një akt vetëpastrimi të policisë, ta përdhosë e ndyjë me terma të tillë të sheqerosur si “konfirmim zyrtar”, athua se bëhet fjalë për dhënie licencash për noterët e lidhur me Ministrin e vulave noteriale!
O zoti ish-Ministër, hapi sytë dhe veshët e kupto se ata policë që u proceduan sot, nuk janë bujq që po kultivojnë hashash, as trafikantë të një bime që sapo është mbjellë, por thjesht zyrtarë që kanë neglizhuar me detyrën! Neglizhenca në këtë rast u ka kushtuar shtrenjtë. Kjo ditë mund të ketë shënuar fundin e tyre si punonjës policie, por jo të organizatës së policisë, që po sakrifikon kaq shumë, që në këtë vend të zbatohet ligji. Fajësinë e tyre apo ndershmërinë e tyre tashmë e ka në dorë gjykata.
Por është marrëzi që për këtë ngjarje, ndaj të cilës mund të gjendeshin fjalë inkurajuese apo lavdëruese për policinë, të hidheshin të publik shpifje e shtrembërime flagrante si kjo e juristit Manjani.
Në radhët e policisë mund të ketë ende të persona të padenjë, por askush prej tyre nuk do akuzohet ndonjëherë për shitje korruptive licencash noteriale si të ishin bileta kinemaje! Meqë jemi të Manjani, ia vlen të kujtojmë këtu edhe për “idenë” e tij të pompuar fort, për futje e ushtrisë në korrje të hashashit!
Propaganda opozitare dhe mediat pranë Manjanit e kanë galvanizuar këtë lajm, madje e risollën në vëmendje të publikut, pas publikimit të Planit Kombëtar antikanabis, ku sipas tyre, qenka parashikuar që të përdoret edhe ushtria.
E themi që në krye të herës që kjo është një shtrembërim flagrant i së vërtetës dhe sqarojmë se në këtë plan, as që bëhet fjalë për përdorimin e forcave të armatosura të ushtrisë në luftën kundër kanabisit. Ajo që thuhet në plan është e qartë: – të mblidhet informacion edhe nga shërbimi inteligjent i ushtrisë, SHIU, dhe të përcillet në autoritetet kompetente. Së dyti, të mbrohen me kujdes dhe të njoftohet në kohë për depot e ushtrisë apo terrenet e ushtrisë që mund të përdoren nga trafikantët, siç ka pasur raste sporadike në të kaluarën.
Pra, kërkohet që ushtria të mbrojë veten nga kultivuesit e dhe trafikantët e hashashit, dhe jo se ushtria do të luftojë kundër këtij fenomeni. Dallimi është thelbësor dhe mjaft i dukshëm, me përjashtim të atyre që çdo gjë u duket si vulë noteri, e vlefshme për të nxjerrë ndonjë lek!/Pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post