Shefi i komisariatit të Laçit Feliks Hysa është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit për shkak të shpërdorimit të detyrës, pasi nuk raportoi kultivimin e disa parcelave me kanabis sativa.
Pas pak pritet të dalë në konferencë shtypi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Paraprakisht mësohet se Çako do të njoftojë shkarkime dhe pezullime të tjera në Polici për shkak shqetësimit të kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin.
Kujtojmë se ka patur akuza të shumta për implikim të punonjësve të policisë në kultivimin e drogës, disa prej të cilëve janë arrestuar.
Syri.net mëson se shkarkimet dhe pezullimet në radhët e drejtuesve të policisë janë urdhër i ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Diskutime rreth kësaj post