Një modele nga ishujt Maldive, njëkohësisht studente e mjekësisë, është gjetur e vrarë në dhomën e saj në konviktin studentor në Bangladesh.
Sipas raportimeve të “The Sun”, nga hetimet paraprake pista më e kredituar është ajo e vetëvrasjes, por dyshimet e hetuesve janë të shumta.
Gazeta britanike shkruan se, trupi i pajetë i 21-vjeçares Raudha Athif, në vitin e dytë të fakultetit të mjekësisë, u gjet nga shoqet e saj mesnatën mes së mërkurës dhe së enjtes.
Dhoma e saj ishte e mbyllur nga brenda dhe vajzave u desh të përdornin forcën për të rrëzuar derën.
Ndërkohë, krahas pistës së vetëvrasjes, hetuesit janë në pritje të autopsisë për të marrë vesh shkaqet e vdekjes. Në trupin e së ndjerës nuk shfaqen shenja dhune.
Sidoqoftë, administratorja e konviktit ku modelja qëndronte, Mahmuda Begum ka deklaruar se vajza dukej gjithmonë e qeshur dhe e lumtur, ndaj dhe hipoteza e vetëvrasjes është e vështirë të besohet.
Raudha Athif ishte kthyer në një yll të internetit në vitin 2014 për ngjyrën e syve të saj, një bojëqielli e ndezur, prej nga i ishte vënë pseudonimi “vajza me sytë ngjyrë deti”. Vitin e kaluar 21-vjeçarja ishte shfaqur në kopertinën e edicionit indian të revistës “Vogue”.
Diskutime rreth kësaj post