Nje zjarr i fuqishëm përfshiu pyjet përreth dy fshatrave ne Bulqize. Flakët, të favorizuara edhe nga era, u përhapen me shpejtësi. Autoritetet vendore thane se zjarri shkrumboi dhjetëra hektarë pyje, madje duke iu afruar 200 metra shtëpive te zonës. Por banorët dhe zjarrfikësit kane ndërhyrë, duke lokalizuar flakët, e më pas kane mundur t’i shuajnë.
Dëmet për fermerët konsiderohen te mëdha, pasi flakët kanë djegur kullotën për bagëtitë e imta. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar nëse zjarri ka qene ose jo i qëllimshëm. Ndërkohë një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth mesditës duke bllokuar një kalim të autostradës Lushnje-Fier.
Në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, korsia e djathtë është bërë e pakalueshme për dy orë. Zjarri është vënë nga persona të paidentifikuar, të cilët përdorin metodat e zjarrvënies për të pastruar kanalet buzë tokave bujqësore. Kanali i këtij aksi është i mbushur me goma automjetesh, mbetje të naftës dhe sende të tjera plastike të hedhura nga bizneset aty pranë. Djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe të ambientit dhe flakët kanë rrezikuar të përfshijnë makinat që udhëtonin.
Diskutime rreth kësaj post