Plot 36 kg tritol janë përdorur për të shembur karabinanë 5 katëshe përpara teatrit “Petro Marko”
Shpërthimi i kontrolluar siç ishte parashikuar ndodhi në orën 13:00.
Sipas Ora News, drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici deklaroi se ishin hapur 653 vrima për të vendosur tritolin që do shembë karabinanë dhe do i kthejë qytetarëve hapësirën e bllokuar.
Një gjatësi prej 1. 5 km është boshatisur, ndërkohë që ka pasur dhe qytetarë që janë afruar për të parë nga afër shpërthimin.13
Apeli i Bashkise: Mos u afroni
Prej orës 12 qytetarët e Vlorës nuk do t’i afrohen zonës përballë teatrit “Petro Marko” ku do të bëhet dhe shembja me tritol e një karabinaje 5 katëshe
Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, si të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.
Në zonën përreth pallatit që do të shembet janë vendosur dhe një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë.
“Ky është objekti me më shumë hekur që ka hasur IKMT për t’u shembur, ndaj dhe sasia e tritolit që do të shpërthejë do të jetë e konsiderueshme” thuhet në njoftimin që bashkia e Vlorës bëri dy ditë më parë.
Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të bizneseve që ndodhen në rrezen e 250 metrave largësi nga objekti, të largohen deri sa ai të shembet sipas parashikimit në orën 13:00, të ditës së shtunë.
Bëhet fjalë për një prej objekteve për të cilat prokuroria kërkoi sekuestro konservative në vitin 2013, për akuzën e falsifikimit të lejes së ndërtimit. Gjithashtu u nis dhe procedim penal edhe ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës.
Diskutime rreth kësaj post